18.4 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Votojeni demarkacionin, mos i dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të kenë besim tek institucionet e Kosovës dhe tek këshillat e partnerëve tanë euroatlantik dhe ta votojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë “mos dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë, që për përfitime të ngushta personale e partiake janë të gatshëm të rrezikojnë interesat e shtetit, integrimet euroatlantike dhe aleancën tonë strategjike”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Thaçit:

“Të dashur miq,
Pak ditë na ndajnë nga votimi i marrëveshjes së demarkacionit, ku do të na jepet sërish mundësia të dëshmojmë se jemi shtet serioz që përmbushim angazhimet e marra dhe jemi popull mirënjohës e besnik ndaj aleatëve tanë strategjik.
Unë ju ftoj të gjithëve të keni besim tek institucionet e Kosovës dhe tek këshillat e partnerëve tanë euroatlantik.
Mos dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë, që për përfitime të ngushta personale e partiake janë të gatshëm të rrezikojnë interesat e shtetit, integrimet euroatlantike dhe aleancën tonë strategjike.
Demarkacioni i kufijve me konsensus bilateral, siç e ka bërë Kosova me Malin e Zi, është një arritje e madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të një shteti, pasi kufijtë e pakontestuar garantojnë paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë.
Me këtë marrëveshje, Kosova çimenton tre nga katër kufijtë e saj shtetëror në mënyrë konsensuale dhe të pranuar ndërkombëtarisht e pastaj mbetet vetëm demarkacioni i kufirit me Serbinë, i cili në kuadër të integrimit evropian, në një të ardhme të afërt do të jetë i pashmangshëm për këtë shtet.
Prandaj, ratifikimi i marrëveshjes është interes shtetëror dhe i domosdoshëm për vizionin tonë euroatlantik.
Në aspektin afatshkurtër, ratifikimi i demarkacionit mundëson thyerjen e izolimit, pra lëvizjen pa viza dhe gjithashtu formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe fillimin e procesit zyrtar për anëtarësim në NATO.
Interesi shtetëror dhe përfitimet që ka Kosova nga ratifikimi, nuk lënë hapësirë për dilema dhe kauza të rrejshme politike.
Këtë gjë tashmë e kanë kuptuar shumica dërmuese e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë shprehur zotimin e tyre se do ta votojnë marrëveshjen pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img