13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi takoi tre liderët shqiptar të Maqedonisë. Ja cfarë biseduan

Presidenti Hashim Thaçi i ka ftuar për takim liderët e partive shqiptare të Maqedonisë. Të njëjtën para pak ditësh e kishte bërë edhe Edi Rama në Tiranë.

Zyra e Presidentit të Kosovës, në një komunikatë për media ka bërë të ditur se Thaçi sot gjatë ditës në Prishtinë ka pritur në takim liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Thaçi ka takuar kryetarin e BDI’së, Ali Ahmetin, atë të lëvizjes BESA, Bilall Kasemin si dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Bashkë me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë, sot është diskutuar nevoja për një koordinim të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar që ka për qëllim respektimin e vullnetit të lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit Thaçi

Gjatë takimit të liderëve të partive politike parlamentare në Maqedoni është shprehur gatishmëria e tyre për t’u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img