19.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi flet për rolin e kancelares Merkel në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme vizitën e tij në Gjermani, ku është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thaçi ka thënë se ka marrë përkrahje nga Merkel për rrugën evropiane të Kosovës.

“Gjermania dhe Merkeli janë shtysat kryesore të rrugëtimit evropian për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është vizitë që do të bëjë kthesën për rrugëtim të sigurt dhe konkret të Kosovës. Vet fakti që takimi ka ndodhur më 9 maj është mesazh. Dua të them se nuk jemi të frikësuar për të ardhmen evropiane. Posaqërisht tani kur kemi implementuar krietret e kërkuëra nga në për liberalizimin e vizave. Edhe Merkel e konfirmoi se do ta mbështesin Kosovën”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.

Presidenti ka dhënë detaje edhe për temat që janë diskutuar me kancelaren gjermane, shkruan lajmi.net

“Raportet bilaterale mes dy shteteve, zhvillimet e brendshme në Kosovë, zhvillimet në rajon, raportet e Kosovës me fqinjët, dhe si të lëvizet më shpejt drejt së ardhmes evropiane kanë qenë tema të diskutuar”, ka thënë presidenti i vendit.

Thaçi ka treguar gjithashtu edhe për diskutimet që i pati me Merkelin për dialogun me Serbinë.

“Kam kërkuar që Gjermania të luajë rolin e vet aktiv, Merkel ti jep dinamikë dhe unitet procesi të negociatave për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ligjësisht obligative, që do të përmbyllej me njohje reciproke. Merkel është zotuar se do të merr rol për të shtyer përpara dialogun Kosovë Serbi, normalizmin e raporteve, për të ndërtuar raportet evropiane si Kosova dhe Serbia”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, Merkel bashkë me BE-në dhe Amerikën do të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img