32.2 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi fajëson BE’në për arrestimin e Haradinajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) nuk duhet të hesht në lidhje me urdhërarrestet e lëshuara nga Serbia, për të cilat sipas tij, BE’ja po vazhdon të hesht.

Presidenti Thaçi ka shtuar se BE duhet t’i bëjë të ditur Beogradit se Serbia nuk është Jugosllavi dhe se nuk ka juridiksion në territorin e Kosovës dhe nuk mund të sillet me qytetarët e Kosovës sikur të ishin qytetarë të saj.

Thaçi për Klan Kosova ka thënë se ajo që po ndodh me Haradinajn ka ndodhur edhe më parë, me vetë atë dhe disa ish-komandantë të tjerë që mbajnë pozita politike, raporton Gazeta Express.

“Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Kemi kërkuar nga Bashkimi Evropian vazhdimisht të ndërhyjë në heqjen e fletëarresteve”, ka thënë Thaçi.

“Dua të shpreh zërin tim kritik për BE-në. Këto veprime po ndodhin me dijeninë e plotë dhe nën heshtjen e autoriteteve të Bashkimit Evropian. Pala kosovare nuk mund t’i vë kushte Serbisë, por të mbajë raport reciprociteti, por BE-ja duhet të jetë e qartë”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Megjithatë, presidenti Thaçi ka thënë se nuk mund të ndalet dialogu me Serbinë, dhe e vetmja palë që mund të ndërhyjë është BE’ja, nga i cili kërkon që t’i tërheq vërejtjen Beogradit. /Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img