22.7 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi do ta nderojë me Medaljen Presidenciale të Meritave Dua Lipën

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka theksuar se pas suksesit historik të Majlinda Kelmendit dhe ekipit Olimpik të Kosovës, pritet që Dua Lipa të nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut të kulturës.
Sipas tij kontributi i Dua Lipës për muzikë dhe kulturë është i çmueshëm ndërsa përpjekjet e saj humanitare për rininë e Kosovës veç sa e thellonë lidhjen e saj me Kosovën, transmeton Indeksonline.
Ky është postim i plotë:
Pas suksesit historik të Majlindës dhe ekipit tonë Olimpik, këtë javë do ta takoj edhe Dua Lipën, e cila do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut kulturës. Kontributi i Duas për muzikë dhe kulturë është i çmueshëm ndërsja përpjekjet e saja humanitare për rininë e Prishtinës veç sa e thellojnë lidhjen e saj me Kosovën. Dua Lipa sivjet është dëgjuar nga miliona tifozë të muzikës së saj në botë, por ajo është pasqyrë e rinisë kosovare – të lindur dhe kalitur në kushte të rënda por që sot shkëlqejnë botërisht me kreativitet, dashuri dhe humanizëm. HTH

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img