5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Deri në prill mund ta përfundojmë në tërësi reformën zgjedhore

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në takimin e dytë me përfaqësuesit e subjekteve politike për reformën zgjedhore, ka thënë se për të arritur reforma në sistemin zgjedhor duhet bërë në radhë të parë reforma ligjore.
“Nevojitet Amandamentimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacioni që prek sferën e zgjedhjeve”, ka thënë ai.
“Ne i kemi listuar çështjet që prekin ndryshimet kushtetuese dhe çështjet që prekin ndryshimet ligjore. Me çështjet ligjore që kërkohet të ndryshohen mund do të lëvizim më shpejt, ndërsa ato kushtetuese kërkojnë një kohë më të gjatë, por jo më gjatë se muaji prill”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në këtë drejtim, sipas presidentit Thaçi, duke marrë parasysh propozimet paraprake, shumica e çështjeve që reflektojnë në reformën e sistemit zgjedhor prekin ndryshim-plotësimin e Kushtetutës dhe Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 31 / 15 qershor 2008) dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 87 / 16 nëntor 2010) si dhe Ligjin nr. 03/L-072 për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare/ nr. 32 / 15 qershor 2008).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img