3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Demarkacioni dhe Asociacioni, teza të shpikura për mbijetesë politike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka arsye që të mos i besojë Komisionit i cili është marrë me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Ne kemi arritur demarkacionin me Maqedoninë. I njëjti komision ka punuar në demarkacionin me Malin e Zi dhe e kanë përfunduar punën e tyre me sukses – nuk kam arsye mos mi besu komisionit”, ka thënë Thaçi.
Në këtë drejtim ai i ka ftuar të gjithë deputetët e të gjitha partive politike, siç ka thënë që të jenë mbi interesin partiak, pasi që sipas tij nuk cenohet asnjë pëllëmbë e territorit të Kosovës.

“Diçka tjetër është realiteti aktual e diçka tjetër nostalgjia e kufijve. Pavarësia e Kosovës është shpallur në këta kufij. Tash është shpikur teza për mbijetesë e ndonjë partie politike, të ndonjë adresë të caktuar politike, siç është çështja e Demarkacionit dhe Asociacionit”, ka thënë më tej Thaçi.
Sipas Thaçit, asnjë prej njerëzve që kanë folur kundër marrëveshjes nuk kanë qenë bindës.
“Kanë folur njerëz që nuk kanë të bëjnë me këto çështje. Komisioni qeveritar janë ekspertë të pavarur, të pandikuar politikisht. Unë i besoj hartave të NATO-s, i besoj dokumenteve që e kemi shpallur pavarësinë, por jo atyre jugosllave dhe ruse”, ka thënë Thaçi në emision Rrokum Rroll të Tv Rrokum.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img