17.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Termokosi e nis vitin me punë, FFK dhe Stacioni Policor Jugu kyçen në ngrohtore

Viti 2023 ka nisur me shumë punë për Ndërmarrjen Publike “Termokos”.

Kryeshferi i kësaj ndërmarrjeje, Fisnik Osmani, ka ndarë në Facebook-un e tij fotografi nga punët e para të Termokosit për sivjet.

Osmani bëri të ditur se në ngrohtorën e qytetit janë kyçur edhe Federata e Futbollit të Kosovës dhe Stacioni Policor Jugu.

“Së bashku me Kryetarin e FFK z. Agim Ademi vizituam punimet të cilat po bëhen në oborrin e Termokos për të mundësuar kyçjen këtyre dy objekteve të rëndësishme publike” shkroi Osmani në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Vitin 2023, e filluam mbarë!

Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova dhe Stacionit Policor Jugu, kycen në rrjetin e Termokos.

Së bashku me Kryetarin e FFK z. Agim Ademi vizituam punimet të cilat po bëhen në oborrin e Termokos për të mundësuar kycjen ketyre dy objekteve të rëndësishme publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img