12.2 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Tentohet për herë të gjashtë konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Sot do të tentohet për herë të gjashtë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Takimi është paraparë të fillojë nga ora 9:30.

Konstituimi i këtij Komisioni ka dështuar pesë herë, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje. Ky bojkotim i mazhornacës është duke ndodhur pasi sipas tyre opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Kryesuesi i këtij Komisioni Rashit Qalaj, tha dy ditë më parë se është shqetësuese se si partia në pushte është duke bojkotuar konstituimin e Komisionit. Ai tha se kanë dërguar kërkesë në Zyrën Ligjore të Kuvendit që të tregohet se si duhet që të veprohet pas bojkotimit të deputetëve të VV-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img