12.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Tensionohet gjuha, këshilltari i Memli Krasniqit: Çka dallon Murati prej Jabllanoviqit?

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në vitin 2016 në Facebook-u i tij personal, kishte publikuar një postim ku i quante veteranët e luftës mercenarë.

“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë më lirë – 3 muaj ka 2 mijë euro bëjnë 6 mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtu veç 120 milionë euro gjithsej. Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me iu thanë”, kishte shkruar Murati.

Por që më pas u raportua se Murati e kishte fshirë këtë postim.

Për këtë postim të tij ka reaguar, Valmir Klaiqi, këshilltar i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit.

Klaiqi ka ngritur pyetje duke thënë se çka dallon Hekuran Murati i Qeverisë Kurti prej Aleksandër Jabllanoviqit të Listës Serbe, i cili i kishte quajtur “egërsira” familjet e personave të zhdukur.

“Çka dallon Hekuran Murati i Qeverisë Kurti prej Aleksandër Jabllanoviqit të Listës Serbe, i cili pasi i kishte quajtur “egërsira” familjet e personave të zhdukur në Gjakovë, ishte shkarkuar nga kryeministri Isa Mustafa”.

Ai ka shtuar se Murati i ka fyer edhe familjet e dëshmorëve, fëmijët e tyrë, invalidët dhe ushtarët e e UÇK-së, me deklaratat dhe mendësinë e njëtë me Jabllanoviqin.

“Edhe më rëndë se Jabllanoviqi, ministri Hekuran Murati nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka fyer të gjitha familjet e dëshmorëve, fëmijët e tyre, ka fyer të gjithë invalidët dhe ushtarët e UÇK-së me deklaratat e tij të egra dhe me mendësinë e njëjtë me Jabllanoviqin”.

Ai për fund ka shkruar se nëse Albin Kurti nuk e shkarkon më shpejtë, vec se po e konfirmon dhe se pajtohet me fyerjet e Hekuran Muratit për e UÇK-në

“Por, Albin Kurti, shefi i Hekuran Muratit ende nuk ka vepruar. Ende nuk e ka shkarkuar. Dhe, nëse nuk e shkarkon shumë shpejt, e konfirmon se pajtohet me fyerjet e Hekuran Muratit për UÇK-në”, ka shkruar Valmir Klaiqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img