23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Ten Hag: Po bëjmë presion për përforcime të reja

Manchester United po kërkon të forcojë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit pasi dëshiron të jetë skuadër konkurruese gjatë sezonit pranveror. 

Ky është mendimi i menaxherit Erik ten Hag, i cili e di se skuadra e tij ka nevojë për përforcime sulmuese për pjesën tjetër të sezonit.

Djajtë e Kuq ende nuk kanë zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar, i cili që atëherë i është bashkuar klubit të Arabisë Saudite, Al-Nassr.

“Ne gjithmonë duhet të kërkojmë nënshkrime të reja. Sepse e mira nuk është mjaft e mirë”, ka thënë fillimisht Ten Hag për Manchester Evening News.

“Gjithashtu në një grup duhet të shtyjmë njëri-tjetrin dhe kur ka mundësi në krye duhet të jesh gjithmonë gati për këtë”.

“Por fokusi im kryesor është të kem një ekip më të mirë, të përmirësoj ekipin”, përfundoi trajneri i Djajve të Kuq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img