8.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Telashet financiare në Europë, 42% e kroatëve s’mund të shkojnë 7 ditë në pushime

Nga 100 kroatë vitin e kaluar, 42 nuk kanë pasur para për të shkuar në pushime, dhe sipas këtij kriteri, më keq se Kroacia në BE kanë qenë vetëm Rumania, Bullgaria dhe Greqia në BE, shkruajnë mediat kroate.

Të dhënat e fundit të zyrës statistikore të Bashkimit Europian, Eurostat, tregojnë se 7.6 për qind e luksemburgasve dhe 10.2 për qind e suedezëve nuk kanë mundur ta përballojnë një javë pushim. Së bashku me Luksemburgun dhe Suedinë, më keq janë Finlanda, Holanda dhe Danimarka, ku 12 për qind e qytetarëve nuk mund të përballojnë një javë në vit.

Në fund të kësaj renditjeje janë rumunët, 62.5 për qind e të cilëve mund vetëm të ëndërrojnë të shkojnë në një pushim vjetor shtatë-ditor.

41 përqind e hungarezëve, 34.2 përqind e italianëve, 33.8 përqind e sllovakëve, 27.6 përqind e polakëve, 18 përqind e çekëve, 16.7 përqind e sllovenëve dhe 13.8 përqind e austriakeve nuk mund të përballojnë një javë pushim në vit.

Mesatarja e BE-së është 28.5 për qind.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img