18.3 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur në Hajvali

Një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës në orët e pasditës të së dieles. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shtoi se hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar (i identifikuar nga ana e policisë) si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img