11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Të shkarkuarën e Kurtit e Osmanit, Rama sot e prezantoi para kolegëve të Shërbimit Informativ të Shtetit

Në mars të këtij viti kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kishte propozuar presidentit, Bajram Begaj që në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit të emëronte, Vlora Hysenin.

Një propozim i tillë në Kosovë kishte bërë shumë bujë pasi Hyseni muaj  më parë, me vendim të presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës së Inteligjencë.

Hyseni këtë të hënë është dekretuar nga presidenti Begaj në krye të këtij institucioni.

Ndërkaq, sot kryeministri Rama ka prezantuar Hysenin në vendin e saj të ri të punës.

“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, ka shkruajtur Rama në llogarinë e tij në Facebook./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img