15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Të mërkurën pritet të jepet rekomandimi që kosovarëve t’ju hiqen vizat

Të mërkurën, më 18 korrik, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, së bashku do të jenë në Bruksel ku do të takohen me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.

“Udhëheqësit e institucioneve do t’i konfirmojnë Mogherinit përkushtimin për dialog me Serbinë dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës” thuhet në komunikatë e lëshuar nga zyra e Kryeministrit Haradinaj.

Lajmi.net merr vesh se të mërkurën, krerët e shtetit do të informohen nga Mogherini se Komisioni i Bashkimit Evropian do të dal më rekomandimin për heqjen e vizave për kosovarët deri në fund të vitit.

Ndërkaq, këtë informacion sonte tërthorazi e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.

Limaj është i bindur se nga Brukseli do të sjellin lajme të mira për qytetarët e Kosovës.

“Do të kthehemi me lajme të mira për vendin. Do të këtë lajme të mira për qytetarët sa i përket çështjes së vizave”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img