16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

“Të gjithë së bashku me një zë”, shënimi që bën bashkë Tërnavën, Thaçin, Vasfije-n dhe ambasadorët

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon konferencën ‘Të gjithë së bashku me një zë’ në mbështetje të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Në konferencë  do të flasin Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish- presidentja, Atifete Jahjaga, prijësit e bashkësive fetare (Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore dhe Bashkësisë Hebarike), përfaqësuesit e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Shefja e BE- Nataliya Apasatolova, shefi i misionit të OSBE-së Jan Braathu, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ambasadorja e jonë në Uashington, Vlora Çitaku,  si dhe referues e njohës të çështje nga institucionet vendore e ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media.

Pas seancës së parë të konferencës,  prijësit e bashkësive fetare të Kosovës (Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës dhe Bashkësisë Hebraike të Kosovës do të nënshkruhet një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Konferenca fillon nga ora 09:30, në sallën ‘Dyar’ në hotel Swiss.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img