19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Takimi i liderëve botërorë: Çfarë ndodhi deri më tani në G20?

G20 ka nisur në ishullin indonezian të Balit, ku liderët globalë po diskutojnë për çështje si siguria ushqimore dhe lehtësimi i borxhit.

Ja çfarë ka ndodhur deri tani:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u paraqit në mënyrë viruale në samit, ku bëri thirrje që “lufta shkatërruese” e Rusisë të përfundojë.

Në mënyrë të ngjashme, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kritikoi “regjimin e Putinit”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte në dhomë duke dëgjuar komentet e Sunak. Vladimir Putin ka vendosur të mos marrë pjesë.

Sunak tha gjithashtu, se besonte se Kina paraqiste një “sfidë sistematike” për vlerat e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk sqaroi nëse ai do të angazhohej, si paraardhësja e tij Liz Truss, e cila ka rikategorizuar Kinën si një “kërcënim” për sigurinë kombëtare.

Ndërsa, të hënën, takim kyç, në prag të takimit të samitit G20, ishte ai i udhëheqësve të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ata zhvilluan bisedimet e tyre dypalëshe tre-orëshe përpara samitit. Ky ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur presidenti amerikan, Joe Biden mori detyrën në vitin 2021 dhe erdhi në një kohë të marrëdhënieve të dobëta midis dy kombeve.

Secila palë dha versionin e saj të ngjarjeve më pas. Xi Jinping i Kinës thuhet se ka paralajmëruar homologun e tij kundër kalimit të “vijës së kuqe” në Tajvan, ishull vetëqeverisës të cilin Kina e sheh si territorin e saj, por që Biden ka premtuar më parë se do ta mbrojë nga çdo pushtim.

Xi gjithashtu thuhet se tha se ishte “shumë i shqetësuar” për situatën në Ukrainë.

Biden tha se dyshja kishin një bisedë të sinqertë, në të cilën Xi tregoi gatishmëri për kompromis për çështje të caktuara. Biden tha se të dy vendet do të vazhdojnë të “konkurrojnë fuqishëm”, por ai nuk po kërkonte “konflikt”.

Biden tha po ashtu se ai nuk mendonte se ndonjë pushtim i Tajvanit ishte “afërt”, as që SHBA dhe Kina do të përfundonin në një Luftë të re të Ftohtë.

Rusia nga ana tjetër, mohoi raportet se ministri i saj i jashtëm, Sergei Lavrov ishte dërguar në spital për trajtim për një sëmundje të zemrës, dhe ndau një foto të tij dukej se ishte mirë dhe në një hotel.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img