5 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Zhbllokimi i urës së Ibrit me 14 gusht

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se në takimin e fundit në Bruksel, Bashkimi Evropian është shprehur i vendosur që më 14 gusht të fillojë revitalizimi dhe heqja e barrikadës nga ura e lumit Ibër.
Ajo ka thënë se me këtë veprim do të fillojë zhbllokimi i procesit të dialogut në mes të dy shteteve, të cilin e ka penguar Serbia prej kohësh.
Tahiri, në një intervistë për “Epokën e re”, nuk ka dashur ta ndërlidhë këtë proces me çështjen e konfirmimit të vijës administrative në mes të dy komunave të Mitrovicës.

Kjo e fundit, sipas Tahirit, është çështje e brendshme e Kosovës dhe për të nuk do të diskutohet në Bruksel.
Ajo ka treguar se, sipas ligjeve të Kosovës, vija administrative midis dy komunave të Mitrovicës është mbi lumin Ibër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img