11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Mos e votoni ligjin për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos votojnë në seancën e sotme ligjin për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se qeveria nuk e ka përpiluar si duhet këtë ligj.

“Hulumtimi i krimeve të luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë duhet të vazhdojë pa asnjë dyshim. Por Qeveria e Albin Kurtit, sot e ka shtruar në agjendë të Kuvendit miratimin e ligjit për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, i cili synon të hetojë e hulumtojë këto krime, deri me datën 31 dhjetor të vitit 2000”.

“Lufta në Kosovë ka përfunduar me 12 qershor, 1999, me largimin e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova dhe nuk ka pasur luftë pas qershorit të 99-tës. Kjo qasje kaq antihistorike, antikombëtare e antishtetërore, për ta paraqitur dhe akomoduar interpretimin e Serbisë përmes së cilit ajo i qaset asaj periudhe, është asgjë më shumë sesa një zell i madh e i koordinuar për t’ia përmbushur edhe një kërkesë Milan Radojçiqit. Ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit që t’i përgjigjen arsyes e vetëdijes dhe ta refuzojnë këtë turp të pa kapërdishëm, antihistorik e antikombëtar”, ka thënë Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img