12.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri lëshon mbledhjen e Kryesisë, paralajmëron kallëzim penal ndaj Muratit për mosekzekutimin e pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, në shenjë proteste për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënëseve që ishin në grevë.

Ai tha se kjo parti do të dorëzojë kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati për këtë çështje.

Tahiri madje ka thënë se nuk do të marrin pjesë në seanca duke thënë se nuk mund të sillen se kinse nuk po ndodh asgjë, kur ministri po e keqpërdor pozitën zyrtare.

“Lëshuam mbledhjen për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënës. Ky është vendim i paligjshëm dhe vendim arrogant i ministrit”.

“Ne nuk mund të sillemi në situatë normale kur kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare. Deklaruam se nuk do të marrim në seanca. Sot do të ngrisim kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati”. /Eo

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img