18.3 C
Pristina
Thursday, July 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Anulimi i Ligjit për Byronë fitore e Shtetit të së Drejtës

Kryetari i Grupit Pralamentar të PDK-së, e deputeti që së bashku me 9 të tjerë e dërgoi në Kushtetuese Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili u rrëzua sot, ka reaguar për këtë fitore në përballjen juridike me pushtetin.

Tahiri është shprehur se kjo në fakt është fitore e Shtetit të së Drejtës, përballë përpjekjeve të vazhdueshme arbitrare të pushtetit për të zëvendësuar drejtësinë e gjykatave me atë të byrosë, duke cënuar kështu sigurinë juridike.

Sipas Tahirit pushtetit nuk i intereson reforma e vërtetë në drejtësi, por vetëm propaganda.

E plotë:

Anulimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është fitore e Shtetit të së Drejtës përballë përpjekeve të vazhdueshme arbitrare të këtij pushteti për të zëvendësuar drejtësinë që duhet ta japin gjykatat me një byro partiake që do të shkatërronte sigurinë juridike të qytetarëve në emër të “reformës” në drejtësi.

Kjo është fitore e sundimit të ligjit dhe e të drejtave të njeriut mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti!

Edhe ky Ligj është dëshmi që pushtetit aktual më shumë i intereson propaganda sesa shteti ligjor, sepse përndryshe do t’i zbatonin ligjet që i kanë trashëguar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Po ashtu, ky Ligj, i rrëzuar sot nga Gjykata Kushtetuese, ishte kundër standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, sepse ishte një kopje e ligjit të Bullgarisë, i cili, vitin e kaluar, u rrëzua nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Falënderoj deputetët e PDK-së dhe ekspertët tanë për punën profesionale në argumentimin e suksesshëm të rastit, si dhe për vendosmërinë që bindjen dhe drejtësinë të mos ia nënshtrojnë propagandës dhe narracioneve populiste.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img