13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

“Ta shkër*** nonën, pse ma ki ndërru vendin e punës” Doktori shan drejtorin e Spitalit të Gjakovës

Një doktor i repartit të pulmologjisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është arrestuar, pasi i njëjti ka kërcënuar ushtruesin e detyrës së drejtorit në këtë spital, Ardian Jusufin.

Jusufi ka raportuar në Polici se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës e kishte telefonuar duke i thënë:

“Pse ma ki ndrru vendin e punës. Ta shkër***** nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës se drejtorit ekzekutiv te spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakovë)  deklaron se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës kishte thirrur përmes telefonit viktimën duke i thënë: “Pse ma ki ndrru vendin e punës”, si dhe “Ta shker***** nonën, guxo dil tash e mbas në rruge”, dhe e ka mbyllur telefonin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te  Prokurorit Kujdestar është liruar në procedurë të rregulltë. Rasti është nën hetim”, ka thënë zëdhënësi i policisë më Gjakovë, Nusret Gjurkaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img