9.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Syla komenton prishtinasit: I befasojnë gratë me darka në Graqanicë

Analisti Valon Syla ka shkaktuar të qeshura në studion e Pressingut në T7 përderisa ka thënë se prishtinasit i dërgojnë gratë për iftar në Graqanicë për të ngrënë speca n’mazë.

Syla ka thënë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë nuk e reflektojnë realitetin që e ndeshin çdo ditë në shtetet e tyre.

Sipas tij, shqiptarët që jetojnë në Mitrovicë, shkojnë në veri për të bërë pazar se është më lirë.

“Unë nuk mendoj se shqiptarët dhe serbët dallojnë e janë superiorë nga njëri-tjetri. Refleksion i një regjioni ballkanik. Nuk besoj se serbët janë superior ndaj shqiptarëve apo anasjelltës. Por këta kanë ndërtuar një refleksion që nuk përceptohet me realitetin. Për shembull, shqiptarët e Mitrovicës shkojnë në veri të blejnë barna, shembull pe marr. Bëjnë pazar atje. 9 euro më lirë janë disa barna veq 200 metra më andej. Prishtinalitë shkojnë në iftar në Graqanicë. Kur dojnë mi befasu gratë, i qojnë për darkë atje. I njeh secili hotelier i Prishtinës. Bile befasohen, thonë si nuk po vijnë këtu këta prishtinali që flasin për iftar ditë e natë, e pastaj shkojnë në Llapnasellë atje për speca n’pavllak e n’mazë.” – ka thënë Syla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img