11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla tregon se: Është sulmuar shtëpia e një rreshteri të Policisë në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është sulmuar shtëpia e një rreshteri të Policisë së Kosovës në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se pjesëtari i Policisë nga komuniteti serb, është sulmuar pasi që i ka bërë ndërrimin e targave nga ato ilegale në legale.

“Që nga 1 shtatori të gjitha qendrat janë të hapura për të gjithë qytetarët që duan të marrin targa RKS. MPB ka bërë një fushatë që për t’i informuar qytetarët për këtë çështje. Pardje presidenti t’i serb përmendi këtë proces ku kërcënoi qytetarët e Kosovës që planifikojnë ti shndërrojnë tabelat legale nga ato ilegale. Me ç’rast përmendi identifikimin e dy rasteve të veriut të Kosovës ku tha se është një person që punon në institucion të Kosovës. Mbrëmë shtëpia e rreshterit ku i kaloi tabelat nga ilegale në legale, më pastaj shtëpia e tij është sulmuar dhe iu është vënë zjarri”, tha Sveçla.

“Ne do të punojmë që t’i mbrojmë qytetarët tanë e sidomos pjesëtarët e policisë. Pavarësisht tentativa për frikësim, ky proces do të vazhdojë dhe të njëjtën kohë, ekipet hetimore janë duke e hetuar rastin që persona e involvuar në këtë rast të vihen para drejtësisë”, tha Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img