23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla pas sulmit në Ujman: Për një javë strukturat kriminale kanë tentuar dy herë t’i vrasin policët e Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj policëve që po patrullonin në Liqenin e Ujmanit.

Ai ka thënë me anë të një postimi në Facebook se grupet ilegale serbe po bëjnë përpjekje maksimale që t’i pengojnë institucionet e Kosovës të kryejnë detyrat e tyre.

“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata”, ka shkruar ai.

Sveçla ka shtuar se Kosova mbetet e angazhuar që t’i kryej detyrat që e obligon ligji dhe Kushtetuta.

“Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë.

Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata.

Ne mbesim të angazhuar me të gjitha kapacitetet tona që t’i kryejmë detyrat tona që na obligon ligji e Kushtetuta jonë. Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img