21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Ata që sulmuan policinë në Veri do të identifikohen shumë shpejt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se janë mbyllur të gjitha rrugët për kontrabandë në veriun e vendit. Shefi i MPB’së ka folur edhe për sulmin ndaj policëve në veri, për të cilin thotë se së shpejti do të ketë arrestime. 

“Këto sulme si qëllim kanë dështuar por shumë shpejt unë besoj që profesionistët e policisë së Kosovës do të dalin me rezultate konkrete, jo vetëm në identifikimin por edhe në ndërmarrjen e masave, arrestimin e gjykimin…”, tha Sveçla në emisionin “Sonte me Rronin” në KTV.

Tha se i kanë informacionet se si ndodhën sulmet atje.

“Sulmet kanë ndodhur me pushkë automatike kallashnikov, kanë ndodhur me bomba dore vdekjeprurëse dhe kanë ndodhur po ashtu me eksploziv të natyrave më të lehta të cilat përdoren kryesisht për të shkaktuar panik por jo edhe për të shkaktuar lëndime serioze apo edhe vrasje”, shtoi ai.

Ministri tha se në atë pjesë të vendit, kontrabanda pothuajse ka marrë fund.

“Të gjitha rrugët e kalueshme për mallra tashmë janë të bllokuara. Jo vetëm se ato rrugë janë të prishura, por kemi edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës të cilët bëjnë roje 24 orë. Unë po them se gjasat për kontrabandë në veri të Kosovës janë minimizuar aq shumë sa tashmë ai kufi i përngjan një kufiri të zakonshëm midis dy shteteve të ndryshme”, shtoi Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img