14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Suspendohen dy zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të IPK-së ka nxjerrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve të IPK-së, pas dyshimeve se të njëjtit kanë rënë ndesh me ligjin dhe rregulloret e brendshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Të suspenduarit B.R., udhëheqës i Departamentit të Hetimeve, dhe Q.B., udhëheqës i Divizionit Jugor të Hetimeve, dyshohen se kanë kryer shkelje të rëndë diskredituese, duke shtrembëruar faktet gjatë hetimit të një rasti të ndjeshëm të korrupsionit, ku me veprimet e tyre kanë insistuar në kthimin e zyrtarit që po hetohet në vendin e tij të punës.

Inspektorati Policor i Kosovës njofton opinionin se do të veprojë konform ligjit dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas procedurave në fuqi edhe kur bëhet fjalë për zyrtarë të IPK-së. Rasti më tej do të trajtohet nga ekipi hetimor dhe Komisioni Disiplinor, të cilët do të zhvillojnë procedurat e parapara disiplinore. Gjithashtu, lidhur me këto veprime është njoftuar Prokuroria e Shtetit për të trajtuar dyshimet për veprimtari penale.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img