19.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

“Superpuna” e Qeverisë: Ky është numri i personave që janë regjistruar në platformë

Mbi 3 mijë punëkërkues janë regjistruar në platformën e punësimit “Superpuna”, të krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Përfaqësues të bizneseve thonë se kjo platformë nuk është adekuate për bizneset dhe as për punëtorët, derisa ekonomistët vlerësojnë se çdo motivim për të rinjtë, është i mirëseardhur, për arsye siç thonë ata, Kosova po kalon një pandemi demografike.

Platforma e punësimit “Superpuna”, që nga lansimi i saj, deri më tani ka regjistruar mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar, mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë dhe mbi 1 mijë në marrëdhënie pune. Kështu thuhet në njoftimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku ndër të tjera theksohet se janë mbi 1 mijë e 500 pozita të lira për punë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se kjo platformë është vështirë e realizueshme, për arsye se nuk është e përshtatshme për bizneset dhe as për punëtorët.

“Platforma e punësimit nuk është që ka dhënë ndonjë rezultat të madh. Vetë forma e kësaj platforme nuk është adekuate për bizneset dhe as për punëtorët, prandaj këto kur merren nga institucionet e shtetit, gjithmonë është dashur që të merren edhe me bizneset, me konsulta dhe me përfaqësuesit e tyre, gjë e cila do të ndikonte edhe shumë më shumë”, tha ai.

Ndërsa, ekonomisti Safet Gërxhaliu thekson për Radio Kosovën se Kosova po ballafaqohet me një pandemi demografike, pasi që të rinjtë po largohen nga vendi.

“Çdo hap për të motivuar të rinjtë për të qëndruar në Kosovë është i mirëseardhur, nuk e zgjidh kjo problemin, duhet kampanja vetëdijesuese, duhet dialog, sepse largimi është bërë një trend. Nuk ikin nga Kosova vetëm ata të papunë, por ikin edhe çiftet dhe familjet, kemi procesin e bashkimit familjar dhe Kosova po zbrazet. Në këtë drejtim, duhet të kemi qëndrueshmi ekonomike, duhet të ketë kthim të besimit që në Kosovë mund të jetohet, ku çdo hap për të motivuar të rinjtë, është i mirëseardhur”, tha ai.

‘Superpuna” është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Kosovës, e cila ua mundëson të rinjve nga mosha 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img