18 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Super-derbi i sotëm: Ballkani për t’u shkëputur, Drita për të mbetur në garë për titull

Superliga e futbollit do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të.

Sot do të luhen tri ndeshje e nesër dy të tjera

Super-derbi i sotëm do të jetë ai mes Dritës dhe Ballkanit, i cili do të luhet në Gjilan.

“Intelektualët” nuk kanë opsion tjetër veç fitores nëse duan të mbesin në garë për titull të kampionit.

Aktualisht ata e shohin veten 7 pikë prapa liderit nga Theranda dhe me një fitore eventuale do të afroheshin në 4 pikë.

Nga ana tjetër, ekipi Portokalli me një fitore në Gjilan do ta largonte edhe më shumë ekipin e Zekirija Ramadanit nga “lufta” për titull pasi do të shkëputej në 10 pikë.

Një gabim eventual i skuadrës nga Suhareka më së shumti do t’i konvenonte Llapit, i cili aktualisht i ka 4 pikë më pak dhe do të afrohej në një pikë me një fitore eventuale ndaj Fushë Kosovës nesër.

Ndërkohë, sot na pret një tjetër ndeshje interesante, ajo mes Prishtinës dhe Malishevës.

Kjo ndeshje mes të katërtit dhe të pestit në tabelë do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kurse, sfida e tretë e ditës është ajo mes Feronikelit 74 dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ekipi i Shefki Kuqit i hyn kësaj loje i motivuar pas barazimit që e nxori në Suharekë, kurse gjilanasit kanë nevojë për pikë pasi gjenden në njërën prej tri pozitave të fundit në tabelë, e cila çon në barazh.

Të tria ndeshjet e sotme do të fillojnë në orën 13:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img