9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Sulmuesi i Liverpool “në qiell”: “Në 2018-ën, Salah ishte më i mirë sesa Messi dhe Ronaldo”

Disa fjalë që pak njerëz mund t’i thonë kanë ardhur sot nga Anglia.

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah është thënë se sezonin e kaluar ka qenë më i mirë sesa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Duke pasur parasysh “pushtetin” që kanë argjentinasi dhe portugezi mbi audiencën e futbollit, kjo deklaratë sigurisht se bën bujë të madhe.

Ian Rush, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubit të Liverpool ka thënë këto fjalë, duke shtuar se Salah mund të bëhet legjendë e Liverpool nëse vazhdon me këto paraqitje.

“Mo(hamed) ishte i jashtëzakonshëm sezonin e kaluar. Për mua ishte më i miri në botë” ka thënë Ian për “Liverpool Echo”, transmeton prishtinapress.eu

“Ai ishte më i mirë sesa Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, në vitin 2018” ishin fjalët e Rush.

“Dëshiroj që Salah të qëndrojë këtu për më gjatë (sesa Suarez e Torres) dhe të bëhet një legjendë e skuadrës” ka thënë ndër të tjerash uellsiani.

Salah sezonin e kaluar shënoi 30 gola në Premierligë, por, të krahasohet me Messin dhe Ronaldon, ndoshta është shumë herët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img