18 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Sulmohet me armë shtëpia e Policit në fshatin Dumnicë të Podujevës

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:40 është sulmuar shtëpia e një Polici në fshatin Dumnicë, ku shtëpia e tij është gjuajtur 14 herë me armë zjarri.

Sipas Policisë përveq dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar ndërsa sipas burimeve të IndeksOnline mësohet se bëhet fjalë për Policin Naim Avdyli.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh:

Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja. Përveç dëmeve materiale, për të lënduar nuk raportohet. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img