10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi ndaj policëve në veri, Sveçla: Grupet kriminale duan të ngjallin frikë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit të sotëm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës, në veri të vendit.

Sveçla ka thënë se grupet kriminale të përkrahura nga Serbia po synojnë ta ngjallin frikë e pasiguri në Kosovë.

“Edhe njëherë, Policia e Kosovës është gjuajtur me armë zjarri. Grupet kriminale të përkrahura nga Serbia synojnë ta ngjallin një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai tha se këta persona po synojnë ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë pa sundim të ligjit, por sipas tij, përpjekjet e tyre do të dështojnë.

“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë të paligjshme e të udhëhequr nga kriminelët. Përpjekjet e tyre në fund do të dështojnë”, ka përfunduar Sveçla.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img