13.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Sulm i ri masiv me dronë në Kyiv

Administrata ushtarake e Kyivit ka njoftuar se mbrojtja ajrore e kryeqytetit ka zmbrapsur plotësisht një tjetër sulm masiv nga dronët rusë, i dymbëdhjeti në maj.

Rusia “sulmoi përsëri Kyivin nga ajri”, shkroi në Telegram Serhiy Popko, kreu i administratës civile dhe ushtarake të Ukrainës, duke shtuar se alarmi ajror në qytet zgjati për më shumë se tre orë. “Sipas informacioneve fillestare, në këtë sulm masiv kanë marrë pjesë dronët e tipit Shahid”, tha ai.

“Engjëjt mbrojtës të Ukrainës nuk i dhanë asnjë shans agresorit. Të gjitha objektivat ajrore që fluturonin drejt Kyivit u rrëzuan nga mbrojtja jonë kundërajrore”, tha ai. Një sulm i ngjashëm në qytet ndodhi katër ditë më parë, kujtoi Popko, i cili renditi dymbëdhjetë ofensiva ndaj qytetit në maj.

Gjatë natës, alarmi ajror u dha edhe në qytete të tjera, si në Kharkiv në lindje dhe në Chernivtsi në perëndim, thanë autoritetet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img