18.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Suharekasi kapet në flagrancë duke prerë ilegalisht dru, dërgohet në mbajtje

Prerja ilegale e druve në hapësira të cilat janë në prona publike, është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë. Përpos dëmtimit të hapësirës së gjelbër, të dyshuarit ngarkohen edhe me veprën penale të vjedhjes dhe si pasojë bien në telashe me ligjin.

Një rast i tillë është zbuluar dje në fshatin Bukosh të Suharekës, pasi një person është kapur duke bërë prerjen dhe transportin ilegal të drunjve.

Sinjali mëson se 50-vjeçari, i cili është recidivist i veprave të ngjashme, është shoqëruar në stacion policor për intervistim, bashkë me automjetin në të cilin ishin ngarkuar drunjtë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e pyllit’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që me qëllim të vjedhjes pret trungjet në pyll dhe sasia e drunjve të prerë tejkalon dy  metra kub, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img