10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Studim: Sa më shumë kohë që kaloni me prindërit, më gjatë ata jetojnë

Shkencëtarët pas një observimi gjashtë vjeçar të 1,600 personave të moshuar, ku vetmia ishte faktori në të cilin ata u bazuan, zbuluan se vetëm 14% e personave të moshuar të cilët vizitoheshin nga familjarët e tyre kishin vdekur, krahasuar me 23% të pjesëmarrësve të cilët nuk kishin vizita familjare.

Nga kjo del se vizitat e shpeshta tek prindërit tanë apo edhe jetesa me ta do të u zgjasë jetën atyre, transmeton arbresh.info.

Thuhet se vetmia luan një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e procesit të plakjes dhe vdekshmërinë.

Sa më shumë që plaken njerëzit, aq më shumë i japin rëndësi lidhjes së tyre me të afërmit.

Në përgjithësi të moshuarit janë më tolerantë ndaj të metave të shokëve dhe familjarëve të tyre, dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndajnë me ata përvojat dhe mençurinë e akumuluar gjatë viteve.

Prandaj me vetëm disa orë në javë apo vetëm një telefonatë në ditë – ju do të rrisni shanset e tyre për të jetuar një jetë të gjatë dhe të lumtur./arbresh.info

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img