15.1 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Stresi-Xhulit: Je mbesë e Jasharajve, duhet të vishesh ndryshe

Stresi dhe modelja Juliana Nur kanë zhvilluar një debat të vogël në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Reperi nga Shqipëria e ka kritikuar modelen drenicase për paraqitjet ekstravagante, duke i sugjeruar që të bëjë kujdes me veshjet.

Ai u shpreh se përderisa ajo e thekson me mburrje prejardhjen e saj nga një trevë si Drenica dhe faktin që është mbesë e një familje të madhe patriotike, duhet që të jetë më ndryshe dhe e kujdesshme në paraqitje.

“Edhe një këshillë e kemi për ty, te paktën kur flet ne kërkojmë prej teje qe me veshjen të mos jesh aq ekstravagante. Ke disa sekuenca, e ke përmend Drenicën fort, ti e din si janë femrat drenicase – femrat drenicase nuk gatuajnë me ‘Fendy’, për palestër je numër një, bravo të qoftë, femër inkurajuese dhe ushtron, se kur thua je mbesë e Jasharajve duhet të jesh dikush tjetër”, i ka thënë Stresi, Nuras përgjatë debatit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img