10.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Stresi tregon se kush e bën të zbutet

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka rrëfyer se cili është personi që e zbut atë.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin E Diell në Top Channel, Arkimed Lushaj tha se vetëm babai mund ta zbusë dhe askush tjetër, ndërsa ka zbuluar se aktualisht nuk është në lidhje.

Çfarë pëlqejnë gocat tek ti?

Sinqeritetin s’ma pëlqejnë, se bëj shaka , unë tani jam rrit.

A zbutet Stresi dhe nëse zbutet, nga partnerja, nëna apo babai?

I vetmi njeri që më zbut është babai im, kam shumë respekt për të. Nënën e korruptojmë të shkretën.

Po partnerja?

Nëse do kisha partnere do kisha fol.

Me kë del tani?

Me çunat anej.


(Foto: Screenshot/Top Channel)

Ndërkaq, vajzat e emisionit nuk kishin si të mos provokonin me pyetje reperin. Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Antonela Berisha, e pyeti nëse do të kishte më shumë sukses kënga “Lambo” e tij nëse ajo do të ishte në videoklip.

“A do kishte më shumë sukses nëse do të isha në videoklipin tënd?”, e pyeti Antonela.

“S’do e kishe keq, do e kishe ndrit”, tha Stresi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img