23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Statuti për Asociacionin, Thaçi thirrje për ruajtje të qetësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje historike, ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë për media, Thaçi ka thënë se gjatë këtij rrugëtimi të domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës do t’i përmbahet me përpikëri zotimeve për të ruajtur qetësinë dhe mos rrezikuar në asnjë mënyrë objektivin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai ka folur edhe për formimin e Asociacionit të komunave serbe, ku është shprehur se draft- statuti i Asociacionit do të jetë në bazë të marrëveshjet në Bruksel, por edhe në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Pas krijimit të Ekipit Menaxhues, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015 në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Thaçit.

“Prandaj, si president i vendit u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe palëve të përfshira në këtë proces, që të përmbahen nga çdolloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë në një kohë shumë të rëndësishme për vendin tone”, ka thënë Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img