23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Spanjë, kapet mafiozi i shumëkërkuar italian që furnizonte me kokainë shqiptarët

Ka marrë fund arratia e mafiozit italian të shumëkërkuar nga drejtësia Fabrizio Capogna.

39-vjeçari është arrestuar nga autoritetet sapo ka zbritur në aeroportin e Fiumicinos në Itali. Prej më shumë se një vit, ai jetonte në Spanjë me identitet të rremë.

Ai ishte shpallur në kërkim që pas operacionit me dhjetë të arrestuar një vit më parë, për formimin e gurpit të strukturuar kriminal me qëllim shpërndarjen e kokainës.

Sipas autoriteteve italiane Fabrizio Capogna furnizonte me kokainë nga Spanja, pjesën tjetër të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen në Itali.

Droga pritej nga ‘Rindi’ dhe ‘Qorri’, dy shqiptarë të moshës 36 dhe 33 vjeç. Gjatë operacionit të koduar SpongeBob ndër të tjera, u arrestuan Alessandro Corvesi dhe Lila Elsa. 32-vjeçari Corvesi është një ish-futbollist, i cili u fut në telashe në vitin 2021, pasi iu gjetën mbi 26 kilogramë kokainë.

Por Fabrizio Capogna rezultoi i përfshirë edhe në grupin kriminal që drejtohej nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, lideri ultra i Lazios i vrarë në gusht 2019 në Parco degli Acquedotti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img