11.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Spanca: Veriu mbetet pa u audituar, ndërmarrjet publike po i zvogëlojnë humbjet

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca, ka deklaruar se 58 opinione të pamodifikuara që nënkupton opinione të mira, janë dhënë për disa dikastere, komuna e një ndërmarrje publike. Kjo e fundit, është Posta e Kosovës e cila ka zvogëluar humbjet në afër 4 milionë nga 10 milionë euro sa ishte vitin paraprak.

Sfidë për këtë institucion mbetet auditimi në katër komunat veriore, me ç’rast pa u kompletuar stafi konsiderohet si mision i pamundur për t’i audituar ato komuna.

Në një intervistë për Ekonomia Online, shefja e ZKA-së ka thënë se ndërmarrjet publike kanë bërë progres në uljen e humbjeve dhe në aspektin e zbatimit të rekomandimeve të auditimit

Krahas punës në zvogëlimin e humbjeve, Telekomi i Kosovës dhe Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), janë dy ndërmarrjet publike që kanë zbatuar 79 për qind të rekomandimeve.

Ne këtë vit e kemi përmbyll 97 opinione të auditimit që përfshijnë nivelin qendror, nivelin lokal, institucionet e pavarura si dhe ndërmarrjet publike. Tek opinionet e auditimit prej 97 kemi dhënë 58 opinione të pamodifikuara që nënkupton opinione të mira si për ministritë, komunat dhe një opinion të mirë për ndërmarrjen publike dhe 39 opinione të modifikuara që nuk janë opinione të mira”, u shpreh ajo.

“Telekomi i Kosovës një viti paraprak humbja e vitit ka qenë 10 milionë euro, përderisa në vitin 2022 është zvogëluar në 3. 8 milionë euro, pastaj ‘Iber Lepenci’ që ka pasur 3 milionë euro humbje, në vitin 2022 ka operuar me një fitim solid prej 380 mijë euro. KRU ‘Prishtina’ 1 milion euro kishte humbje por në 2022-ën ka operuar me fitim. Pra këto kanë bërë progres në uljen e humbjeve, megjithatë është vetëm një ndërmarrje publike, Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) e cila ka operuar me humbje 4 milionë euro, pra prin për nga humbja tek ndërmarrjet publike. Po ashtu është treguar progres i dukshëm në aspektin e zbatimit të rekomandimeve të auditimit. Telekomi i Kosovës, NPB-ja pavarësish se ka operuar me humbje, kanë zbatuar 79 për qind të rekomandimeve të cilat i kemi dhënë”, ka thënë tutje ajo.

Spanca ka thënë se auditimi i katër komunave në veri të Kosovës do të bëhet në momentin më të mirë të mundshëm.

Ajo ka thënë se janë duke u parë modalitetet që të auditohen edhe katër komunat në veri të Kosovës, ku sipas saj është duke u pritur momenti më i mirë i mundshëm.

“Ne e kemi dërguar letër për t’u angazhuar për fillimin e auditimit në tetor të vitit të kaluar. I kemi njoftuar se do të fillojmë me auditimin, mirëpo për shkak të rrethanave të krijuara atje, për shkak se punonjësit e kanë bojkotuar punën dhe kanë lëshuar punën, ne nuk kemi pasur mundësi që ta realizojmë adutimin në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës. Kemi pasur një ftesë nga kryetari i Komunë së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq që të fillojmë me auditimin, ne u kemi përgjigjur ftesës, kemi mbajtur një takim me të dhe kemi diskutuar nëse janë krijuar rrethanat që të fillojmë auditimin. Sipas asaj që kemi kuptuar jo të gjithë zyrtarët, pra Komuna ende nuk është kompletuar me stafin që merren me financat publike dhe rrjedhimisht ne e kemi të pamundur ta kryejmë auditimin në këto katër komuna”, ka thënë Spanca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img