18 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Sot ndalohet qarkullimi në një pjesë të autoudhës “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot për shkak të zhvillimit të punimeve (betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë) dhe për sigurinë publike, prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë – Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img