19.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Sot mbahet konferencë për ecurinë e çështjes për Thaçin dhe të tjerët

Sot, në Dhomat e Specializuara, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Konferenca do të fillojë nga ora 13:30.

“Prokurori K. Thaçit dhe të tjerëve – konferencë për ecurinë e çështjes 13:30”, është shkruar në kalendarin zyrtar të Gjykatës.

Në bazë të vendimit të gjyqtarit paraprak mbi caktimin e kësaj konference, thuhet se në të do të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e mëtutjeshëm dhe çështje të tjera.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img