23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Sot fillon edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë

Sot (e premte) në Komunën e Rahovecit do të nisë edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë. Ky festival do të zgjasë tri ditë dhe në të do të marrin poetë nga e gjithë bota. Ideatori dhe organizatori i këtij festivali, poeti Fahredin Shehu, ka deklaruar se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
“Kemi mësuar nga përvoja e vitit paraprak. Jemi përpjekur t’i eliminojmë të gjitha dobësitë sepse zakonisht, pasi të përfundojë festivali, bëjmë analizë dhe fokusohemi në pika të dobëta me qëllim të përmirësimit të edicionit pasues”, ka thënë Shehu në këtë intervistë për “Epokën e re”.
Poeti Shehu ka thënë se në këtë festival, i cili do të zgjasë tri ditë, pret një fluks të madh adhuruesish të poezisë dhe rrushit. “Sivjet presim një fluks më të madh njerëzish, respektivisht adhuruesish të poezisë dhe të rrushit. Do të kemi debate dhe promovime, prezantime të tjera librash, kështu që njerëzit mund të mësojnë me shumë dhe të shkëmbejnë përvoja”, ka thënë Shehu. Në këtë kontekst, Shehu ka treguar arsyen se pse ka vendosur që ky festival të mbahet në Rahovec. “Kam vendosur të bëhet në Rahovec për shkak se shumica e poetëve e ndërlidhin poezinë me verën. Rahoveci është i njohur për një traditë shekullore të kultivimit të rrushit, andaj ideja ka qenë më se e realizueshme në këtë qytezë”, ka deklaruar Shehu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img