13 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Smoothie me mollë për mëngjes

Smoothie me mollë është thjesht fantastik dhe ju kujton shijen e ëmbëlsirave me këtë frut.

Kombinimi i erëzave me gjalpin e kikirikut dhe ëmbëlsinë natyrale të rrushit të thatë do t’ju shijojë shumë.

Eshtë i shkëlqyer nëse planifikoni të keni një dite aktive dhe ju duhen shumë energji. Si çdo smoothie tjetër, bëhet gati në pak minuta.

Përbërësit

1 mollë mesatare
1/3 gotë tërshërë
1/2 gotë kos
1 & 1/4 gotë qumësht
1/4 gotë rrush i thatë
1 lugë gjellë (tbs) gjalpë kikiriku
Pak pluhur arrë moskati
Kripë
Kanellë

Përgatitja

Vendosni të gjithë përbërësitë bashkë, përveç kanellës dhe arrës së moskatit, dhe përziejni në blender për 2-3 minuta në shpejtësi mesatare.

Vendoseni në gota ose kavanoz dhe hidhni sipër pak kanellë dhe arrë moskati sipas dëshirës.

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img