1.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Smaka: Çështja e trenit është arrogancë, provokues dhe iritues

Hartuesi i kushtetutës së Republikës së Kosovës, Riza Smaka tha për KosovaPress se çështja e trenit është arrogancë e radhës e shtetit serb, kundër shtetit të Kosovës.

Sipas tij, kjo është arsyeja që ministrja për Dialog, Edita Tahiri duhet të shkarkohet pa asnjë dilemë.

Smaka tha se ky akt nuk i shërben fqinjësisë së mirë, pasi që sipas tij për dy shtetet është sa provokues aq edhe irituese.
“Çështja e trenit është arroganca e radhës e shtetit serb kundër shtetit tonë Kosovës. Ky është një akt që nuk mund t’i shërbejë fqinjësisë së mirë, ngase është provokues dhe për aq iritues. Autoritet e Republikës së Kosovës, do duhej të ishin më proaktive në këtë rast nëpërmjet institucioneve evropiane, e veçanërisht ekipit të dialogut, i cili deri tash ishte pasiv dhe i pa kurrfarë iniciative. Për shkak do të ishte dashtë që Edita Tahiri të shkarkohej pa kurrfarë dileme”, tha Smaka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img