7.4 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Skandaloze: MTI-ja nuk ka pajisje, e as staf për verifikimin e mjeteve matëse të gazit

Në Kosovë janë shumë makina të cilat për lëndë djegëse përdorin gazin, por gjatë furnizimit të tyre nëpër pompa në vend, nuk dihet se a marrin aq sa paguajnë gaz.
Telegrafi gjatë një hulumtimi ka zbuluar se Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, lëshon licenca pa bërë kalibrimin e agregateve të gazit, e për këtë ka dyshime se konsumatorët po dëmtohen.
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e kanë pranuar për Telegrafin se nuk kanë pajisje, e as staf për të kontrolluar sasinë dhe cilësinë e gazit që furnizohen veturat dhe përdoret në amvisëri.
Gjithashtu, zyrtarët e kësaj ministrie as nuk kanë dhënë ndonjë afat kohor se kur do t’i kenë këto pajisje.
“Agjencia e Metrologjisë nuk bën verifikimin e mjeteve matëse të gazit, në mungesë të stafit profesional si dhe pajisjeve për verifikimin e tyre. Kjo agjenci është në përgatitje për t’u furnizuar me pajisje adekuate për verifikimin e mjeteve matëse dhe besojmë se kjo çështje do të marrë zgjidhje në periudhën vijuese”, i kanë thënë Telegrafit nga Divizioni për Komunikim Publik në MTI.
Në mungesë të pajisjes për matjen e rrjedhjes së gazit, sipas zyrtarëve të MTI-së, Inspektorati i Tregut nuk ka mundësi të bëjë inspektime sa i përket cilësisë dhe sasisë së gazit, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, e ka konfirmuar për Telegrafin, se tash e disa vite agregatët e furnizimit me gaz nëpër pompa nuk janë të kalibruar.

Fadil Berjani - foto Ridvan Slivova (6)

Madje shton ai, ka dyshime për sasi dhe cilësi të gazit që furnizohen konsumatorëve.
“MTI-ja tash e tre vite nuk i ka kalibruar agregatet e gazit dhe MTI lëshon licenca pa kalibrim të agregateve të gazit”, ka thënë Berjani.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dështuar në këtë sektor, thotë ai.
Ndërsa Selatin Kaçaniku, drejtues i Organizatës Konsumatori i ka treguar Telegrafit se vitin e kaluar gjatë kontrollit të pompave të derivateve nuk i kanë testuar edhe pajisjet e gazit.

656x37346736sk

“Në gushtin e vitit të kaluar dolëm t’i kontrollojmë pikat e derivateve të naftës. Përkrah shumë gabimeve që u bënë me këtë rast, e bëmë edhe gabimin që nuk i testuam sasitë as cilësitë e difuzorëve të gazit”, tha ai.
“Divizioni i Metrologjisë jo vetëm se duhet me kohë të bëj kalibrimin e difuzorëve të gazit por edhe duhet t’i mbikëqyrë e inspektojë – pa paralajmërim”, tha Kaçaniku.
Ndryshe në Kosovë janë rreth 390 pika të karburanteve që shesin gaz me pakicë. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img