15.7 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Skandal në Kardiologji, 200 mijë euro stenta pa afat

Rreth 200 mijë euro besohet të jetë vlera e stentave, pejsmekerëve dhe materialeve tjera shpenzuese të cilat nuk janë përdorur në Klinikën e Kardiologjisë, ku shumica e mjekëve janë nën aktakuzë.
E gjitha konfirmohet në një raport të drejtorit të Klinikës drejtuar menaxhmentit të SHKUK-së, të cilin e posedon gazeta “Zëri”.
Rreth 200 mijë euro besohet të jetë vlera e stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterave, balonave dhe pajisjeve tjera që përdoren në Kardiologji e që u ka skaduar afati.

Një raport i dorëzuar menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), sipas një burimi në Kolegjiumin e Drejtorëve të QKUK-së, “flet” në detaje për pajisjet që u ka skaduar afati e nuk janë përdorur në atë klinikë.
Raporti i hartuar nga u.d. drejtori i Klinikës Basri Sejdiu, i është dorëzuar tashmë drejtorit të SHSKUK-së, Curr Gjocajt.
Sejdiu e njofton eprorin e tij në detaje në lidhje me pajisjet që kanë në Klinikë e që u ka skaduar afati.
Ai e alarmon drejtorin Gjocaj se gjendja në Klinikë është shqetësuese, pikërisht për shkak të skadimit të afatit të materialeve shpenzuese./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img