11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Skandal i Prokurorisë: Akuzohet personi zyrtar për kohën që nuk ka ndodhur ende, me ligj të shfuqizuar

Inspektori  i ndërtimit në Komunën e Pejës, Bajram Muzliaj, është arrestuar me akuzën se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në një datë që nuk ka ndodhur ende (03 shtator 2021), duke iu referuar nenit 52 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i cili është shfuqizuar pjesërisht në vitin 2019 nga Ligji për zyrtarët publikë, shkruan Insajderi.

Sipas aktvendimit të Prokurorisë, Muzliaj dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare mes datave 15 tetor 2020 e deri më 03 shtator 2021, muaj ky që ende nuk ka ardhur.

Sipas Prokurorisë, Muzlijaj dyshohet se ka keqërdorur pozitën zyrtare edhe për 56 ditët e ardhshme, duke iu referuar nenit 52 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Ky ligj është shfuqizuar pjesërisht në vitin 2019 nga Ligji për zyrtarët publikë.

No photo description available.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img