5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Sivjet 27 mijë fëmijë për herë të parë në shkollë, e 400 mijë rihapin ditarët

Sot gjatë ditës ministri  i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami  do të takojë drejtorët komunal të Arsimit. Takimi do të realizohet për të finalizuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollorë 2016-2017.

Sidoqoftë, zëvendës ministrja e Arsimit, Anila Statovci ka  njoftuar për përgatitjet që po bëhen për nisje dhe vijim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.
Zv ministrja Statovci  dekalroi se të ditur se mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit dhe se 400 mijë nxënës  hapin përsëri ditarët e tyre për 1 shtator.
“Fillimi i vitit të ri shkollor po afrohet, një ngjarje shumë e veçantë për të gjithë ne”, ka deklaruar Statovci, raporton lajmi.net.
“Posaçërisht janë të entuziazmuar ata që fillojnë rrugëtimin e tyre të rëndësishëm jetësor, në klasën e parë. Për këta mbi 27,000 fillestarë, por edhe për më se 400,000 nxënësit tanë që hapin përsëri ditarin e tyre me 1 shtator, ne kemi bërë përgatitjet  që çdo gjë të fillojë për së mbari”, ka thënë Statovci.
Sipas saj, kujdesi i merituar u është dhënë natyrisht edhe mësimdhënësve dhe personelit administrativ.
“Për këtë patëm takim sot me stafin e MASHT, përgjegjës për sektorë të ndryshëm të jetës sonë arsimore”.
Ajo më tej deklaroi se krejt detyrat që i takojnë MASHT-it, janë në përfundim, raporton lajmi.net.
“Krejt ajo që ka qenë në mundësitë e dhëna, e kemi bërë. E kemi përgjegjësi, por edhe një privilegj e satisfaksion të veçantë, që kësaj armate gati gjysmë milionëshe të shpresës së këtij vend, t’ia mundësojmë edhe një vit të mbarë shkollor”, është shprehur Statovci.
“Jemi gati”, tha zv ministrja e Arsimit, Anila Statovci.
Por nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje qeverisë,  mos ta injorojë dialogun me këtë sindikatë sa  i përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, se përndryshe, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshëm.
Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind ë vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img