20.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Si po mbrohet i dyshuari për vrasjen e argjentinases, flet avokati i tij

Të mërkurën i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh kosovarit me nënshtetësi zvicerane E.N i cili dyshohet se ka vrarë 27 vjeçaren nga Argjentina, M.K.U. Avokati i të dyshuarit për këtë rast, Bekim Kelani ka deklaruar se në seancën fillestare është caktuar masa e paraburgimit, derisa ka dhënë detaje si po mbrohet kilenti i tij.

“Dje e kemi mbajt seancën fillestare për kërkesën e caktimit të paraburgimit, dhe dje Gjykata i ka shqiptuar 1 muaj ditë paraburgim edhe tash në masë të paraburgimit”, tha ai për Paparacin.

Kelani ka thënë se klienti i tij ka zgjedhur të mbrohet në heshtje deri më tani, ndërsa shprehet se Gjykata dhe Prokuroria s’kanë ofruar prova që mbështesin dyshimin e bazuar ose të arsyeshëm se klienti i tij ka kryer veprën penale.

“Klienti im është emocionalisht i prekur dhe ende nuk ka dhënë deklaratë para prokurorisë dhe gjykatës, e ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje. Sa i përket Prokurorisë dhe Gjykatës nuk kanë ofruar asnjë provë që provon dyshimin e bazuar ose të arsyeshëm që klienti im e ka kryer veprën penale siç e ngarkon Prokuroria e shtetit.”, tha Kelani.

Kelani ka bërë të ditur se vendimi për paraburgim është apeluar pranë Gjykatës së Apelit, derisa ka bërë me dije se klienti i tij shtetas i Zvicres është arkitekt me profesion.

“Ne sot e kemi bërë ankesën në shkallën e dytë dhe presim vendimin e Gjykatës së Apelit. Klienti im është shtetas i Zvicrës, me profesion është arkitekt, punon dhe vepron atje, ndërsa me banim në Kosovë është nga komuna e Drenasit”, tha ai.

Versioni i avokatit të të dyshuarit për rastin është se klienti i tij ka qenë në gjumë kur ka ndodhur rasti dhe fillimisht ka informuar recepsionisten e hotelit dhe recepsioni i hotelit e ka thirrur ambulancën.

“Me të ndodhur rasti, ai ka qenë në gjumë, si e ka parë zhurmën, me të parë rastin e ka informuar fillimisht recepsionisten poshtë dhe ata të recepsionit e kanë thirrur ndihmën e shpejtë. Viktima ka shkuar me shenja jete në QKUK dhe aty ka ndërruar jetë e ndjera.”, tha Kelani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img